Top News - Vendimi i Barbados/ Elisabeta jo me shefe shteti

  • 4 years ago
Barbados ka bërë të ditur se nuk do ta njohë më Mbretëreshën Elisabeth e II si shefe shteti dhe do të bëhet një republikë deri në nëntor të vitit të ardhshëm, në një kohë kur ishulli në karaibe përpiqet të hedhë krejtësisht pas krahëve të shkuarën e tij koloniale.
Më shumë se gjysmë shekulli pasi fitoi pavarësinë nga Britania e madhe, ka ardhur koha ta lëmë tërësisht prapa të shkuarën tonë koloniake, tha kryeministrja e vendit.
Banorët e Barbadosit duan një shef shteti nga barbadosi ? tha ajo. Ky është objektivi final për ne. Autoritetet mendojnë tani të ndërmarrin hapat e nevojshëm drejt sovranitetit dhe ta bëjnë ishullin një republikë në kohë për të festuar përvjetorin e 55 të pavarësisë që do të shënohet më 30 nëntor 2021.
I pyetur për vendimin, një zëdhënës i pallatit të Bakingamit tha: Kjo është një cështje që i takon qeverisë dhe popullit të barbadosit. Mbretëresha Elizabetë është shefe shteti e mbretërisë së bashkuar dhe 15 vendesh të tjera që dikur qeveriseshin nga britania ku ajo prezantohet nga guvernatorët. Mes tyre janë antigua dhe barbados, australia, bahamasi, barbadosi, belize, kanadaja, grenlanda, xhamajka, zelanda e re, papua e guinesë së re, saint kitts dhe nevis, santa lucia, saint vincent dhe grenadines, ishujt solomon dhe tuvalu. Gjatë mbretërimit të elisabetës, tetë referendume janë mbajtur për ndarjen prej saj, tre prej të cilëve kanë rezultuar me republika, gana, afrika e jugut dhe gambia.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Barbados#Elisabeta#TopChannel

Recommended