Berisha: Vendimi per djegien e mandateve, jo i imi
  • 5 years ago
I drejtë apo i gabuar vendimi i opozitës për të djegur mandatet, Sali Berisha thotë se kishte kosto. Megjithatë,
ish-Kryeministri shprehet i bindur se këtë vendim nuk e ka marrë ai, por kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Sali Berisha tha se kur u mor ky vendim, e ka thënë edhe publikisht që mund t'i jepte fitoren PD-së, por mund ta rrëzonte edhe në greminë. Sipas Sali Berishës, Partia Demokratike nuk është as në greminë dhe as në fitore.




"Mos presësh kurrë që unë të luaj rol të fortë në vendime të rëndësishme, do dilja jashtë karakterit tim nëse do bëja një gjë të tillë. Ai duhet t'i dalë zot vendimit. Po më pyet, kam mendimin tim. Unë e kam mbështetur këtë, sikundër kam thënë ky vendim mund ta çojë në fitore, sikundër mund ta çojë në greminë, në vetëvrasje. Nuk jemi as në fitore as në greminë, jemi në një moment qetësie para një rrebeshi të fuqishëm", tha Sali Berisha.
Recommended