Garancia e dyte sovrane, norma e interesit 5%! Denaj: Bizneset jo më shumë se 300 milionë lekë
  • 4 years ago
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një intervistë për Report Tv zbulon se kredia e dytë sovrane do të jetë me normë interesi 5%. Bizneset do ta paguajnë kredinë pas 6 muajsh, ndërkohë që nuk do të mund të marrin më shumë se 300 milionë lekë.

Ministrja Denaj, thotë se ata që kanë pasur probleme me kredi të mëparshme nuk do të përfitojnë. Në garancinë e dytë sovrane, e cila është 15 miliardë lekë për pagat e punonjësve dhe investimet, shteti do të dalë garant vetëm për 60% të kredisë ndërsa banka merr 40% të riskut.Garancia e dytë sovrane është në një vlerë më të madhe. E para ishte në 11 miliard leke sot është 15 miliardë lekë që do të jetë në shërbim të bizneseve. Në ndarjen e riskut ne mbajë  60 % të tij, ndërsa banak do të mbajë 40 %.  Bëhet  fjalë për një shumë më të madhe dhe norma e interesit është me një kufi që shkon në 5 % dhe ka një afat 5 vjeçar. Kjo garanci e dytë shkon për kapital qarkullues dhe investime dhe jo vetëm paga si garancia e parë apo nevoja të ndryshme të sipërmarrjeve.  Ka një limit për biznesin me një shumë maksimale deri në 300 milionë dhe limiti tjetër është pjesë e garancisë. çdo bankë ka një shumë të caktuar që vjen si pjesë e portofolit të krijuar në vite. Është vendosur që për çdo shumë  të madhe një bankë të japë 50 % të portofolit të tyre në mënyrë që të ketë një shpërndarje në bankat e tjera. Bizneset nuk do të paguajnë 6 muaj kredinë, por vetëm interesin. Nuk përfitojnë bizneset që kanë problem me kreditë e mëparshme. Bizneset janë të detyruar ta paguajnë, nuk do këtë ristrukrukturim nëse kanë vështirësi financiare. Deri më tani janë dhënë 5.5 mld lekë për garancinë e parë sovrane, kanë aplikuar 459 biznese. Ministria e Financave firmosi sot marrëveshjen për garancinë, javën që vjen firmosin bankat.", tha Denaj
Recommended