Top News - Covid, garancia sovrane/ Rama nxjerr shifrat për kreditë
  • 3 years ago
Deri më 1 shtator nga të dy garancitë sovrane janë miratuar 751 kredi për bizneset me vlerë totale 12.8 miliardë lekë. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se dy garancitë kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi i COVID-19.

Kryeministri u shpreh se, ?në garancinë e parë sovrane deri më 1 shtator janë miratuar 554 kredi për bizneset për një vlerë në total 6.5 mld lekë. Në garancinë e dytë sovrane deri më 1 shtator janë miratuar 197 kredi nga bizneset për një vlerë në total 6.3 miliardë lekë.
Për nevojat e sipërmarrjes në procesin e rimëkëmbjes pas goditjes prej pandemisë së COVID-19, Qeveria shqiptare së bashku me bankat e nivelit të dytë, po zbatojnë 2 instrumente të garancisë sovrane.

Shifrat janë bërë publike në faqen zyrtare të kryeministri Rama në rrjetin social facebook, në të cilën përvec urimit shkruan se me këto të dhëna mbi 2 Garancitë Sovrane që ndryshe nga çfarë u trumpetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi i COVID-19, ju uroj një ditë të mbarë?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GarancitëSovrane#EdiRama#TopChannel
Recommended