Top News - Garancia e dytë sovrane/ Financat, përgjegjëse për borxhin!
  • 4 years ago
Ministria e Financave merr një tjetër përgjegjësi lidhur me garancinë sovrane. Sipas vendimit të ri Ministria e Financave do të ndjekë edhe procedurat e kthimit të huasë nga bizneset.
Në vendim thuhet se nëse biznesi nuk kthen brenda 2 vitesh kredinë e marrë, atëherë është Ministria e Financave që do të ndjekë hap pas hapi rikuperimin e detyrimit.
?Nëse pas 2 viteve nga data e kryerjes së Pagesës së Garancisë, Huadhënësi nuk ka mundur të rikuperojë detyrimet e Huamarrësit, Ministria e Ekonomisë dhe Financave zotëron të drejtën që të ndjekë vetë procedurat ligjore për rikuperimin e detyrimeve.
Garancia e dytë sovrane është në vlerën e 150 milionë dollarëve dhe do të jetë me normë interesi deri në 5 për qind, e cila nuk mbulohet e gjitha nga shteti. Në këtë linjë të dytë shteti do të garantojë 60 për qind të vlerës së kredisë ndërsa 40 për qind mbulohet nga bankat.
Në këtë mënyrë bankat do të kenë të drejtën të kërkojnë edhe kolateral për pjesën që mbulojnë vetë. Vlera e kredisë së vendosur në dispozicion nga huadhënësi për huamarrësin në asnjë rast nuk do të jetë më e lartë se 300 milion lekë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Financat#TopChannel
Recommended