Top News - Garancia sovrane 2/ Denaj-shtyhet afati i aplikimit
  • 4 years ago
Shtyhet për në fund të muajit shtator afati që kanë bizneset për të aplikuar për të përfituar nga garancia sovrane. Vendimi është bërë i ditur këtë të shtunë nga Ministrja e Financave Anila Denaj. Një ditë përpara se të përfundojë afati që kanë bizneset për të aplikuar për garancinë e dytë sovrane, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ministrja Denaj ka sqaruar se një vendim i tillë është marrë për të lehtësuar dhe zbutur efektet që po lë pandemia tek çdo biznes. Afati fillestar ishte data 2 gusht 2020.

?Shprehim mbështjetjen tonë ndaj biznesit duke aprovuar shtyrjen e Garancisë Sovrane 2 deri në fund të muajit Shtator. Vijojmë të ndërmarrim masat e duhura për lehtësimin dhe zbutjen e efekteve ekonomike për çdo biznes në këtë situatë. Kjo garanci sovrane aplikohet për bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe për nevoja në kapital qarkullues dhe investime?, shkruan ministrja Anila Denaj.

Garancia e dytë sovrane u miratua në muajin maj nga qeveria dhe është me një normë interesi jo më shumë se 5%, e cila nuk mbulohet e gjitha nga shteti. Shteti garanton 60% të vlerës së kredisë, ndërsa 40% mbulohet nga bankat, të cilat për këtë pjesë kanë të drejtë të kërkojnë kolateral. Vlera e kredisë së vendosur në dispozicion nga huadhënësi për huamarrësin në asnjë rast nuk do të jetë më e lartë se 300 milion lekë.
Sipas shifrave zyrtare deri më 27 korrik kanë aplikuar për garancinë e dytë sovrane 263 biznese, nga të cilat vetëm 119 e kanë përfituar. Deri më tani është dhënë 3.1 miliardë lekë nga fondi i garancisë së dytë sovrane, nga 15 miliardë që është shuma e vënë në dispozicion.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnilaDenaj#MinistriaFinancave#TopChannel
Recommended