Ora Nesw - "AniFest Rozafa” në Shkodër, kërkohet më shumë vëmendje nga shteti
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në Shkodër çeli siparin edicioni i dhjetë i festivalit të animuar "AniFest Rozafa?.

Emra të njohur të artit ju bashkuan festës, ku regjisori, skenaristi dhe karikaturisti i njohur shqiptar Bujar Kapexhiu, në cilësinë e Presidentit të Festivalit, e quajti koiçidencë të bukur këtë përvjetor që përkon 44 -vjetorin e filmit të parë vizatimor shqiptar.

Bujar Kapexhiu: 44 vjet punë intensive, ka krijuar kënaqësi për të gjithë spektatorët, të vegjël dhe të rritur.

Përtej festës, njerëzit e kinematografisë ngritën shqetësime se filmi i animuar në Shqipëri është në vështirësi të mëdha dhe shteti duhet të financojë më shumë.

Mevlan Shanaj: Nuk ka krizë, ka një mbijetesë pas viteve '90. Kineastët në kushtet e pavëmendjes dhe të një kaosi arritën jo vetëm të mbijetojnë, por ta vendosin filmin shqiptar në një pozicion të mirë. Kemi probleme të menaxhimit dhe mbështetjes financiare, por aspak të realizimit.

Fëmijët janë më të fortë se politika, që synoi ta ndalojë apo zhvendosë nga Shkodra këtë aktivitet, thotë drejtori artistik Artan Maku.

Një numër i madh filmash të animuar për fëmijët do të shfaqen në kinema ku në fund do të vlerësohen më të mirët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/anifest-rozafa-ne-shkoder-kerkohet-me-shume-vemendje-nga-shteti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended