Ora News - Henri Çili mohon akuzat: E gjitha manipulim, do e faktoj me prova

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Henri Çili ka mohuar të jetë përfshirë në akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj tij, ndërsa para oficerëve të policisë është shprehur se do flasë me prova dhe fakte në gjykatë. Prokuroria e Përmetit në dosjen hetimore deklaron se kunati i gazetarit ka patur rol kyç për ndërmjetësimet me qëllim ndërhyrjet në drejtësi kundrejt pagesave. Sipas akuzës Gazmir Ajdini ka premtuar favore jo vetëm për dy vëllezërit nga Lazarati, por dhe për persona të tjerë.

Gazetari dhe botuesi i njohur Henri Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Për rreth 90 minuta, Çili para oficerëve të policisë gjyqësore është shprehur se akuzat e ngritura ndaj tij janë tërësisht të manipuluara.

Për këto pretendime ai është shprehur se do ti kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte, duke nënkuptuarse do të shprehet në seancën gjyqësore.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gazetarit do ti komunikohetmasa e arrestit në orët e mesditës së të dielës në Gjykatën e Faktit në Përmet, ku pritet të dalë para togave të zeza.
Në dosjen e prokurorisë deklarohet se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko, por dhe persona të tjerë ku në këmbim të parave do ndërhyhej për lehtësime në proceset gjyqësore.

Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.

Po ashtu në datë 21 shkurt shtetasi Jazo Liko ka marrë shumën prej 10 milionë lekësh nga familjarët e një të dënuari me burgim të përjetshëm, për t'ia dorëzuar Gazmir Ajdinajt për llogari të Çilit, ndërsa pjesa tjetër do të jepej në mars për ta ndihmuar në organet e drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/henri-cili-mohon-akuzat-e-gjitha-manipulim-do-e-faktoj-me-prova

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended