Ora News - FSHF mohon akuzat: Shoqatat s'janë fantazma, por të ligjshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Federata Shqiptare e futbollit dhe presidenti Armand Duka përfunduan nën akuzat e kandidatit për president Bashkim Finos por edhe të disa mediave në lidhje me ligjshmërinë e 8 shoqatave anëtare të FSHF-së të cilat kanë të drejtë vota.

Institucioni që drejton futbollin doli në një komunikatë për mediat ku nëpermjet drejtorit të marrëdhënieve me median dhe publikun Gerti Çarçanit sqaroi se këto shoqata punojnë prej 20 vitesh dhe janë të miratuara nga asambleja.

Në qëndrimin e saj organizmi që drejton futbollin deklaron se problematika e ngritur ka më shumë efekt publicitar se sa vërtetësi.

Kandidati për president Bashkim Fino deklaroi pak ditë më parë se mos rregjistrimi i këtyre shoqatave në gjykatë deligjimon presidentin aktual të FSHF-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fshf-mohon-akuzat-shoqatat-sjane-fantazma-por-te-ligjshme

Recommended