Report TV -Pas arrestimit të bujshëm Henri Çili mohon akuzat: Çdo gjë është e manipuluar

  • 4 years ago
GJIROKASTER - Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës ka thyer heshtjen pasi u arrestua dje. Përreth 90 minuta para oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga policia, duke thënë se do të kundërshtojë gjithçka me prova e fakte në gjykatë. Ditën e nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet, pritet të mbahet edhe seanca përmasën e sigurisë ndaj Çilit dhe 27 të arrestuarve në operacionin e gjerë policor koduar 'Mezhgorani' në vijim të procedimit penal të fund 2019-ës në Prokurorinë e Përmetit për falsifikim të kartëmonedhave.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, tha se gjatë seancës së pyetjeve pasditen e djeshme, Çili ka qenë mjaft i qetë. Ai nuk ka dhënë shpjegime për 6 akuzat e ngritura ndaj tij, por ka mohuar të jetë i përfshirë apo që të ketë ndikuar tek ndonjë gjyqtar për lirimin ose zbutjen e dënimit të vëllezërve nga Lazarati, Arbjon dhe Alban Aliko, dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në 2015-ën në fshatin e Gjirokastrës. Henri Çili mësohet të jetë shprehur se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t'i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte

Recommended