Wake Up/ Si përcaktohet fati ynë nga emri që na vendosin prindërit

  • 4 years ago
"Një emër është si një hije e zgjatur e ngjitur në këmbët tona», - shkruan psikologia klinike nga Toronto, Mavis Himes, në librin e saj "Fuqia e Emrave". Shumica e njerëzve besojnë se emri duhet të jetë domethënës pasi do të ndikojë përgjithmonë në jetën e personit që e mban atë. Psikologja në fjalë ngre shqetësimin në rastin kur fëmijëve iu vendoset një emër i njëjtë me atë të prindërve e aq më tepër të gjyshërve apo stërgjyshërve që mund të mos jetojnë më. Kjo, jo vetëm që ndikon në identifikimin mes personave që kanë të njëjtin emër, por disa njerëz besojnë se me emrin mund të trashëgohet edhe fati i personit që e ka pasur. Pra, emri mund të jetë një dhuratë (në rastin kur ka një kuptim të bukur, të fuqishëm, domethënës) apo një "mallkim" (në rastin kur ka pasur një fat të keq personi i afërt me këtë emër). Ka edhe prindër të cilët për fat të keq kanë humbur një fëmijë dhe i vendosin emrin e tij fëmijës së ardhshëm ose zgjedhin një shkurtim apo modifikim të atij emri. Jo vetëm emri, por edhe mbiemri na përcakton një lidhje të ngushtë me prindërit tanë, kryesisht me babanë pasi fëmijët zakonisht mbajnë mbiemrin e tij. Mbiemri lidhet me drejtpërdrejtë me prejardhjen, përkatësinë etnike apo rrënjët kulturore të një fisi të caktuar ndër breza. Historia ka treguar se ka pasur raste kur njerëzit e kanë ndryshuar emrin e tyre për shkak të diskriminimit, për të fshehur identitetin etnik, për t'u asimiluar me kulturën dhe politikat e një vendi pritës, për çështje biznesi apo edhe në rastet kur janë të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme. Sot jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, prindërit priren që të zgjedhin për fëmijët e tyre emra që lidhen me udhëheqës, princesha, princër, këngëtarë, aktorë, politikanë, të famshëm e shumë personazhe të tjerë që janë përfolur për një arsye të caktuar. Arsyeja nuk është vetëm një emër i bukur, por mbi të gjitha prindërit synojnë që edhe fëmija i tyre të ketë një fat sa më të mirë. Por a ka ndonjë mundësi reale që fati dhe e ardhmja të lidhen me emrin që kemi?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel