Wake Up/ Shqiptarja Antigona Kalimashi, e para grua që dekorohet nga Ushtria e Zvicrës
  • 4 years ago
Antigona Kalimashi, e lindur dhe rritur në Zvicër ka vendosur që të ndjekë pasionin e saj për t'u angazhuar në forcat e armatosura Ajo është 23 vje?e dhe me origjinë nga Prizreni dhe e ka ruajtur më së miri gjuhën dhe lidhjet me Kosovën të cilën e viziton shumë shpesh. Pak ditë më parë Antigona është vlerësuar nga ushtria e Zvicrës me të ashtuquajturin "shiriti CdA". Ajo e ka marrë të ashtuquajturën dekorata "Ribbon" për aktin guximtar për shpëtimin e një jete të një gruaje që kishte rënë para trenit në stacionin e Freiburg. Antigona arriti që t'i ndalojë gjakderdhjen, duke përdorur rripin e uniformës ushtarake. Sipas informacionit të publikuar nga faqja e "Schweizer Armee" mësohet se Antigona është personi i parë që ka marrë deri sot një "shirit CdA" nga shefi i Ushtrisë Zvicerane. Ajo që e bën shumë interesante Antigonën si personazh është edhe fakti që ka studiuar për farmaci dhe ka punuar 5 vite si asistente farmaciste. Ajo ka ndjekur ushtrinë për rreth 4 muaj vitin e kaluar dhe në maj të këtij viti ka vijuar shkollën për nënoficere. "Mua më kanë pëlqyer gjithmonë profesionet që kanë uniformë. Ëndrra ime ka qenë më u bë police me ndjek shkollën e policisë, frymëzuar dhe nga filmat amerikanë që shihja kur isha e vogël. Por për momentin jam në ushtri dhe po më pëlqen ushtria dhe besoj do të qëndroj këtu. Sigurisht që ka disa njerëz që nuk u pëlqejnë gratë në ushtri, që gratë bëjnë të njëjtin profesion si ata por janë shumë pak në numër fatmirësisht."- tregoi ushtarkja Antigona Kalimashi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended