Sfida qe rrembeu vemendjen: Gjeji vetes nje grua qe mund t’i beje te gjitha
  • 4 years ago
Emisioni ?Rudina?, në Tv Klan e vendosi sot vëmendjen tek sfida e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për sfidën ?Dolly Parton Challenge?, ku personazhe të njohur të ekranit kanë realizuar kolazhe fotosh.

Sfidën e ka nisur legjenda e televizionit amerikan Dolly Parton, e cila ka postuar një grup fotosh të sajat dhe ka realizuar kolazhin tashmë të famshëm, me citimin: ?Get you a woman who can do it all?, që do të thotë ?Gjeji vetes një grua që mund t?i bëjë të gjitha?.

Ajo ishte e para që nisi këtë trend të ri, ku gratë e projektojnë veten ne versione të ndryshme në varësi të rrjeteve sociale.

?Dolly Parton Challenge? nisi afërsisht përpara 1 jave dhe aktualisht ka më shumë se 80 mijë postime nën hashtagun e saj në ?Instagram?.

Nisur nga ky challenge apo sfidë në studio është diskutuar tema e feminizmit. A mund t?i bëjë një grua të gjitha? A është më shoqëria jonë aq maskiliste sa dikur? Si janë raportet sot mes një burri dhe një gruaje? Dhe cili është roli i saj në shoqërinë moderne?

Për të diskutuar për këto çështje të ftuar në studio ishin: konsulentja Jerina Lalaj, gazetarja Zhaklin Lekatari, aktivistja e shoqërisë civile Sevim Arbana dhe aktorja Ema Andrea.
Recommended