ILDKP-ja informoi Bashën që në 2014 se leja e ndërtimit dhënë vetes është në konflikt interesi

  • 5 years ago
Përmes një deklarate zyrtare, dje Lulzim Basha u mundua të shfajësohej se kishte marrë miratimin me shkresë zyrtare nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, se po t?i jepte vetes një leje ndërtimi, me firmën e tij si kryebashkiak i Tiranës, për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte, pra katin e 13-të ku jeton edhe sot, nuk ishte në konflikt interesi.

Por, ne sot po publikojmë pikërisht letrën që ILDKP i ka dërguar Lulzim Bashës për këtë çështje me 30 korrik 2014. Nga komunikim vërtetohet lehtësisht se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.

Recommended