“E mbajti peng 1 muaj, e godiste me rrip për vdekje”/Rrëfehet vajza që u braktis edhe nga prindërit

  • 4 years ago
E dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, kur mendoi se gjeti një njëri përkrah, për të ndërtuar të ardhmen, jeta iu kthye në ferr, që ditën kur nisi bashkëjetesën me një shtetas kosovar, i cili e mbajti të burgosur mes të katër mureve në banesën e tij në Kosovë. Mimoza u largua 3 vite më parë nga shtëpia, ku jetonte sëbashku me të vëllanë dhe prindërit. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, ajo vendos të largohet për të jetuar më vete. Por jeta për të u bë shumë e vështirë, në rrugët e qytetit të Elbasanit, ku ajo nuk gjeti një strehë të ngrohtë. Duke shkëputur cdo kontakt me familjen, pasi u largua me dëshirën e saj, një vit më parë ajo sheh një dritë në fund të tunelit, kur në jetën e saj njohu një djalë. Shqiptarin nga Kosova ajo e njohu në rrjetin social facebook, një marrëdhënie që e çoi 36-vjeçaren të jetonte në Kosovë. Nëntorin e vitit 2019 nisi bashkëjetesa mes tyre e cila do të zgjaste vetëm një muaj. Pasi këtu nis dhuna fizike sistematike ndaj saj, nga njeriu të cilin ajo mendonte se do ta kishte krahun, ku do të mbështetej, për shkak të pamundësisë për tu kujdesur për veten, për shkak të shëndetit jo të mirë që e mundon. Ai e dhunonte, por edhe nuk e linte të largohej. Ajo mbahej e burgosur prej tij, derisa vendosi ta denoncojë dhe ta dërgojë dhunuesin pas hekurave të burgut. Ai u dënua me 1 vit burg dhe në dhjetor të 2019, 36-vjeçarja pasi shpëtoi nga kthetrat e dhunuesit u kthye në Shqipëri. Sot 36-vjecarja Mimoza Sulanjaku ka mbetur në mes të katër rrugëve, ndërsa bën apel për ndihmë. Ajo jeton në kushte të vështira duke mbajtur frymën gjallë me lëmoshën e kalimtarëve të rastit, të vetmit që kthejnë kokën për t?i ofruar ndihmë. E vetmja e ardhur mujore e saj është një kemp prej 100 mijë lekë të vjetra, të cilat nuk i dalin as për ilaçe. Të shpeshtat janë rastet kur ajo mbetet edhe pa ngrënë, e sfilitur nga të gjitha të papriturat që i solli jeta, sot kjo 36-vjeçare ka nevojë për ndihmë.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Recommended