Wake Up/ Zanatçinjtë e Youtube-t, Eldi artizani që mësoi nga tutorialet, tani me krijime unike

  • 4 years ago
Sot është Dita Ndërkombëtare e Artizanatit e cila gjithmonë e më tepër po merr vëmendje edhe në Shqipëri. Artizanët e fushave të ndryshme po kërkohen edhe nga të huajt për produktet e tyre të cilat mbi të gjitha janë unike dhe mund të bëhen sipas kërkesave dhe porosive. Tashmë ka disa punë ose zanate të cilat nuk njohin më as gjini dhe mund të bëhen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Nuk është më ?udi që të shikosh një djalë që punon me grep sikurse ka raste të grave zdrukthtare apo ato që punojnë hekurin. Artizani Eldi Zebelin, i cili edhe pse në moshë të re ka disa vite që realizon punime me dorë. Ai e ka nisur me punimet me grep rreth 7 vite më parë kur kjo gjë nuk ishte aspak e zakonshme. Aq më tepër e ve?anta e tij është fakti që këtë zanat e ka mësuar nga youtube dhe nuk e ka të trashëguar nga gjyshja apo prindërit si? mund të mendojnë ata që po na ndjekin. Vitet e fundit ai i është përkushtuar kryesisht bizhuterive të realizuara me dorë me stilin macrane (teknikë thurjeje me nyje-pa grep). Eldi ka krijuar qindra aksesorë të tillë me nyje dhe secili prej tyre është unik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended