Njohja e patentave/ Ekspertët gjerman vijnë në Shqipëri

  • 4 years ago
Një delegacion i ministrisë së Transporteve të Gjermanisë po viziton Shqipërinë me qëllim vëzhgimin nga afer të procedurave të dhënies së patentave nga autoritetet shqiptare.


Misioni informues i kryesuar nga Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit, do të hartoje një raport në lidhje me njohjen e konvertimin e lejeve të drejtimit mes dy shteteve. Me pas vendimmarrja do të jetë në rang politik nga ministria e transportit të Gjermanisë, dhe parlamentet e landeve.

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor thotë se ekspertët gjermane patën përshtypje të mira ndërkohë, kryeministri Edi Rama shkruan në ?Facebook? se misioni teknik gjerman i ka përcjellë një opinion pozitiv qeverisë gjermane.

Pak javë më parë, njohja e patentave shqiptare u zyrtarizua edhe nga parlamenti grek. Kurse në Itali, një tjetër vend ku ka më qindra mijë shqiptarë, patentat e lëshuar nga qeveria shqiptare njihen prej kohësh. Lejet e drejtimit shqiptare njihen edhe, Kroacia, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GuidoZielke#RenateBarteltLehrfeld#TopChannel

Recommended