Ora News - Lajm i mire: Së shpejti njohja e ndërsjelltë e patentave Shqipëri- Greqi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një lajm i mirë do të vijë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi në javët në vijim.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se në javët në vijim do të bëhet njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit të automjeteve.
Ministri Ditmir Bushati iu përgjigj pyetjes së një gazetareje bërë sot në mesditë në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme kroate, Marija Pejçinoviç Buriç.

"Puna e përbashkët po vazhdon.Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milione euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona. Po punohet për të jetësuar paketën që palët kanë rënë dakord që do të duhet të bisedohet"

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lajm-i-mire-se-shpejti-njohja-e-ndersjellte-e-patentave-shqiperi-greqi

Recommended