Ora News - Thirrjet antishqiptare, Bushati: Në thelb dëmtojnë miqësinë Shqipëri-Greqi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Thirrjet antishqiptare në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të ekstremistit Kostandinos Kacifas në thelb dëmtojnë miqësinë mes dy vendeve. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kur u pyet nga banoret e Gjegjanit gjatë një dëgjese në kuader të llogaridhenies.

Bushati tha se për ata që kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore.

Bushati: Nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shrpesoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne.

Sa i përket asaj që ndodhi në 28 tetor në Bularat ku Kacifas u vra gjatë një përplasje me policinë, numri 1 i diplomacisë shqiptare u shpreh se Shqipëria ka bërë detyrat shtetërore nji më nji. Ai tha se duhet pritur që organet e hetimit të thonë fjalën e fundit me profesionalizëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-sqaron-ngjarjen-ne-bularat-me-nje-shprehje-te-ish-kryeministrit-britanik

Recommended