Ora News - Thirrjet antishqiptare në Krushevë, MEPJ: Nxitësit të vihen para drejtësisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme ka dënuar gjuhën e urrejtes ndaj shqiptarëve të përdorur gjatë përkujtimit të kryengritjes së Ilindentit në Krushevë.

MEPJ shprehet se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme.

Duke shpresuar se të tilla incidente nacionaliste që nxisin urrejten ndëretnike të mbesin të izoluara, MEPJ bëri thirrje që të hetohen nxitësit e saj dhe të vihen para drejtësitë.

"Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes vendeve dhe qytetarëve tanë,"-shprehet MEPJ në një njoftim për mediat.

Incidenti u shënua paditen e së enjtes (2 gusht) në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit.

"Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur," ishin thirrjet raciste që u dëgjuan gjatë ceremonisë ku merrte pjesë dhe presidenti maqedonas Gjorge Ivanov.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/thirrjet-antishqiptare-ne-krusheve-mepj-nxitesit-te-vihen-para-drejtesise

Recommended