Ora News - Aktivistët protestë para Bashkisë: Erion Veliaj të ndalë vrasjen e qenëve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Së bashku me kafshët e tyre shtëpiake, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë protestuan paraditen e së dielës para bashkisë së Tiranës, për mënyrën sesi ky institucion trajton qentë e rrugëve.

Me pankarta në duar, ata akuzuan kryebashkiakun Erion veliaj se përmes spitalit të kafshëve në Kombinat, vret çdo ditë të paktën 5 qen.

??Një normë që pakina nuk duhet të kthehet bosh në spital, pa 5 qen është minimumi.

Sepse vetëm për vitin 2019 janë të regjistruar 944 raste të zhdukura??, thanë ata.

Nuk munguan dhe akuzat për përvetësim të fondeve publike, që duhet të shkojnë për kujdesin ndaj kafshëve.

??Në vit faturohen 170-180 milion lekë të vjetra për sterilizimin, trajtimin dhe ndjekjen e rasteve që kanë sëmundjeve. Sepse fundja janë fondet tona, janë lekët dhe taksat tona, ne të gjithë punojmë dhe japim kontribut për këtë gjë, ku janë??, shprehet aktivisti.

Ata kërkojnë që qentë e rrugës të marrin trajtim mjekësor dhe të pajisen me strehat e tyre në kryeqytet, në mënyrë që të marrin kujdesin e duhur.

??Erjon Veliajt i kërkojmë strehë, asgjë më tepër dhe mos t?i preki më qenushët me dorë, boll ka vrarë. Tirana nuk ka as 500 qenë, kanë qenë 11.000. Ne kërkojmë sterilizim, vaksinim, në habitatin e vet qentë??, tha një protestuese.

Aktivistët u shprehën se asnjë prej kërkesave të tyre nuk është marrë parasysh nga bashkia e tiranës, ndaj dhe paralajmëruan vijimin e protestave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aktivistet-proteste-para-bashkise-erion-veliaj-te-ndale-vrasjen-e-qeneve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended