"BOOM" - Thonë se Erion Veliaj u vodhi lekët, banorët e "Allias" ne proteste - 3 qershor 2020
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #boom #proteste #allias

Rreth 60 familje në rrugën "Zef Bumçi", në zonën e njohur si "Allias" në Tiranë, janë drejtuar emisionit "BOOM", për shkak se kërkojnë që Bashkia Tiranë t'u asfaltojë rrugën e lagjes.

Edhe pse i kanë dërguar kërkesa, institucioni vendor nuk ka bërë asgjë. Bëhet fjalë përreth 450 m rrugë.

Ajo kërkon një investim të tillë, që të asfaltohet dhe të pajiset me kanalizimet përkatëse, shto edhe elementë të tjerë.

Banorët e lagjes shprehen se rruga është jashtë të gjithave standarteve dhe se herë pas here kanë bërë rregullime me kontribut vullnetar.

Banori 1: Rruga është jashtë parametrave. Të gjitha kanalet e ujërave të zeza i kemi bërë me kontribut vullnetar. U jemi drejtuar herë pas here (institucioneve) për këtë gjendje dhe asnjë përgjigje. Kanë arritur që në zgjedhjet e vitit 2017,na kanë marrë kartat e identitetit se do shtrojmë rrugën.

Banori 2: Prej 20 vitesh kam paguar të gjitha taksat. Erioni me shokë i kanë marrë lekët vetë dhe ne kemi mbetur pa rrugë. Në ditë me reshje duhet të mbash çizme.

"Duam rrugë! Duam rrugë!"

Në shkurt 2020 banorët iu drejtuan me një kërkesë-ankesë me shkrim Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit, ku kërkojnë ndërtimin, asfaltimin dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Shkresa ka firmën e dhjetra familjeve.

Më 3 mars 2020 Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndricimit Publik, Drejtoria Prodhim Mirëmbajtje, për dijeni banorëve të rrugës në fjalë, i kthen një përgjigje Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/boom-thone-se-erion-veliaj-u-vodhi-leket-rrugen-banoret-ne-allias-dalin-ne-proteste

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended