Report TV - Kënd lodrash në Allias, Veliaj: Hapësira për fëmijë në çdo lagje

  • 8 years ago
Një tjetër kënd lodrash për fëmijë po i shtohet kryeqytetit në zonën e Alliasit, në Njësinë Administrative nr. 4. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi inspektoi nisjen e punimeve, tha se gjatë verës bashkia do të vazhdojë me projektin ambicioz të këndeve të lodrave.

?Këndi i lodrave te Liqeni ishte projekti më i anatemuar sepse ishte projekti më i suksesshëm. Kjo do të thotë që atë sukses kemi nevojë ta replikojmë. Gjatë debatit për këndin e lodrave argumenti ynë ishte se nuk kemi pse të zgjedhim ose te Liqeni, ose nëpër lagje. Ne do të bëjmë edhe këndin te Liqeni, edhe këndet në lagje. Ndaj më vjen mirë që sot fillojmë këndin e 6 te lodrave në Allias?, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli në vëmendje se një vit më parë vendoseshin tabela për punime pa fund, që nuk mbaronin kurrë dhe nuk zhvilloheshin kurrë për vite të tëra. ?Më e vjetër ishte tabela se sa punimet, ndaj më vjen mirë që në fund të verës do të kemi një park lodrash për komunitetin, një hapësirë ku fëmijët do të luajnë, por ku edhe të moshuarit do të kenë të gjitha ambientet e nevojshme për të kaluar kohë familjare?, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, në qytetin e Tiranës është shumë e rëndësishme të punojmë në infrastrukturë, por edhe në kulturë. ?Infrastruktura që shërben për kulturën komunitare, që i mban familjet e lidhura, që i inkurajon fëmijët të merren me aktivitet fizik, është ekzaktësisht vizioni që kemi për Tiranën?, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë banorët e zonës se njohur si "Katrori" në Allias për durimin dhe u kërkoi atyre që të ndihmojnë ne mirëmbajtjen e investimeve, që ato të mos vandalizohen.

Recommended