Ora News - Vlerësimi zyrtar, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një dëm prej 985 milion euro
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Fatura totale e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri është përllogaritur 985 milion euro.

Dy muaj pas fatkeqësisë natyrore me pasoja tragjike, qeveria prezantoi raportin e vlerësimit të nevojave. Ministri Bledi Çuçi tha se ky dokument në hartimin e të cilit kanë kontribuar ekspertë të huaj dhe shqiptarë do të shërbejë si udhërrëfyes në procesin e rindërtimit të zonave të prekura.

Bledi Çuçi: "Raporti është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë.

Krahas ngritjes së këtij sistemi, në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u identifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë.

Ndihmë dhanë edhe kryebashkiakët dhe paralelisht janë zhvilluar dhe 4 anketa në 3 qarqe për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve.

Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 mln e 74 mijë e 906 euro.

Qeveria shqiptare do të zbatojë programin e rindërtimit, i cili kërkon bashkëpunimin dhe qasjen aktive të qytetarëve. Deri tani kemi miratuar një fond për këtë program si dhe 18 zona të reja rindërtimi. Ky program mbetet një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Për të adresuar çdo problematikë kërkohet një mobilizim i përbashkët i burimeve financiare. Unë besoj se kjo do të ndodhë në konferencën e donatorëve".

Ambasadori i BE kujtoi se Shqipëria nuk kishte kapacitete dhe burime për t'ju përgjigjur nevojave që lindën pas tërmetit, por ajo është trajtuar dhe ndihmuar nga BE njëlloj si të ishte vend anëtar.

Nevojat më të mëdha për ndërhyrje janë në sektorin e strehimit dhe arsimit.

"985.1 mln euro ka qenë efekti total, 696.3 mln euro në strehim, 150.5 mln prodhimi, 72.4 mln arsimi etj"

Raporti i vlerësimit të dëmeve do të vlerësohet edhe në konferencën e donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt në Bruksel.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vleresimi-zyrtar-termetin-demi-958-milion-euro

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended