“Termeti” politik qe shkaktoi gazeta gjermane - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gazeta gjermane Bild publikoi gjatë muajit qershor gjithsej 32 përgjime të bisedave telefonike, pjese e dosjeve 339 dhe 184 të prokurorisë së krimeve të rënda. Gazeta bild dhe gazetari i saj peter tiede zgjodhën ti publikonin këto përgjime në tri faza të ndryshme. Në këto biseda telefonike dëgjohen ish-ministrat e kabinetit Rama, deputetët dhe shefat e policisë, që bisedonin në telefon me emra të akuzuar nga opozita si pjesë e botës së krimit për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 25 shtatorit 2016 në Dibër dhe për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në Durrës. Gjithcka nisi në fillim të muajit qershor kur dolën përgjimet e para me përfshirjen e kryetarit të bashkisë së durrësit vangjush dako, drejtorëve të drejtorive rajonale dhe astrit avdylajt, ky i fundit një nga krerët ë grupit kriminal të Shijakut. Sipas gazetës BILD këto përgjime dëshmojnë një blerje të qartë të votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin elektoral të 2017-es. Shqipëria e zhytur në mocalin e mafias, shkruan kjo medie gjermane duke e thelluar edhe më shumë përplasjen mes mazhorancës edhe opozës e cila ndodhej tashmë prej muajsh në humneren e krizës politike dhe institucionale. Publikimi i këtyre përgjimeve solli reagime në shqipëri nga kryeministri rama , kreu i opozitës lulzim basha, prokuroira e krimeve të rënda, dhe parti politike..Megjithse këto publikime shkaktuar tensione dhe reagime asnjë nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në shqipëria nuk u prononcua. Kreu i PD Basha në mënyrë të vazhdueshme kërkoi vënien përpara drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë cështje. Nga ana tjetër kreu i qeverisë e quajti të turpshme që dosje të cilat janë nën hetim nga prokuroria publikohen në media duke ndikuar kështu negativisht në procesin hetimor dhe mbi të gjitha në imazhin dhe integritetin e shqipërisë në arenën ndërkombëtare në prag të hapjes së negociatave. Madje kreu i qeverisë njoftoi nisjen e procedurave për t?u përballur në gjykatat gjermane me gazetën Bild për publikimin e disa prej përgjimeve të dosjeve 339 dhe 184, duke autorizuar një zyrë ligjore gjermane, për nisjen e procesit gjyqësor pasi sipas tij shqiptarët vetëm atëherë do të mësojnë të vërtetën.

Recommended