Ambasadorja gjermane: Kosova e Serbia të dialogojnë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz gjatë një takimi në qytetin e korçës me kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo ka bërë edhe njëherë të qartë qëndrimin e gjermanisë se ndryshimi I kufijve mes Kosovës dhe serbisë nuk është zgjidhje.E pyetur nga Vizion Plus mbi deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë Ambasadorja Schutz kërkoi që dy vendet të tejkalojnë diferencat.?Ne kemi thënë si gjermani që 6 shtetete ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për kosovën e serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thenë që një ndryshim i kufijve nuk do të conte në një zgjidhje.?Diplomatja e lartë foli edhe për bojkotin e opozitës, duke theksuar se vendi saj është në parament.?Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës.?Ambasadorja shtoi se Gjermania po përpiqet të bindë vendet anëtare për çeljen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm.

Recommended