Del bilanci zyrtar i demeve nga termeti 26 Nentorit

  • 4 years ago
Ministri Bledi Çuçi ka bërë publike shifrën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në vendin tonë.

Në një konferencë për mediat, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Be-së në vendin tonë, Luigi Soreca, Cuçi tha se ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë eurove.

Çuçi deklaroi se raporti ka përfunduar në datën 30 Janar. Në total nga katastrofa u prekën 202.291 persona nga 11 bashki të vendit deklaroi ministri, ndërkohë që shtori se zhvendosi nga banesat mbi 17.000 njerëz.

Sipas tij, raporti është hartuar sipas standardeve të BE-së, ku kanë marrë pjesë rreth 90 persona ekspertë të huaj të huaj dhe vendas.

?Raporti PDNA është hartuar sipas standardeve të tre organizatave, të Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë. Krahas ngritjes së këtij sistemi, në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Ndihmë të pakursyer dhanë edhe kryebashkiakët dhe paralelisht janë zhvilluar dhe 4 anketa në 3 qarqe për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve. Ekspertët e angazhuar në këtë proces kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë e 74 mijë e 906 euro. Megjithatë kur vjen fjala te vlera financiare vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për programin e rindërtimit?, tha Çuçi.

Tërmeti i 26 Nëntorit me magnitudë shkaktoi 51 viktima në vendin tonë dhe qindra të plagosur. Përveç jetëve të humbura pati edhe dëmtime të banesave dhe pallateve duke lënë jashtë familje të tëra.

Qeveria mori masa dhe i strehoi këta persona nëpër hotele. Për sa i përket, donacioneve Komisioni i Europës, do të mbajë një Konferencë Donatorësh më 17 Shkurt me qëllimin që t?i vijë në ndihmë Shqipërisë në programin e rindërtimit./tvklan.al

Recommended