Rama me trupat speciale: Askush s’do gëzojë pasurinë e vënë nga krimi

  • 4 years ago
?Kohë ekstreme duan masa ekstreme?.

Ky ishte përkufizimi kryeministrit Edi Rama se përse po hidhet në veprim Operacioni Forca e Ligjit. Për subjektet e paketës ligjore KCK, kryeministri premtoi fundin e mbretërimit të tyre dhe tha se nuk do të gëzojnë pasuritë e vëna përmes krimit dhe korrupsionit.

?Kjo nuk do të vijojë si ato proceset ku në fund persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet, por kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona e juaj, jo e imja, por e të gjithëve që e gëzojnë ata? deklaroi ai.

Efektivëve të Operacioni Forca e Ligjit kryeministri krahas paketës ligjore iu përmendi një tjetër aleat të rëndësishëm duke ia plotësuar, indirekt SHBA dhe BE kërkesën e tyre.

Kryeministri, për të ilustrur nevojën ekstreme të paketës ligjore KCK, shembullin e kishte të freskët. Lirimin nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha të Indrit Dokles.

?Më vjen mirë që arritëm këtë proces historik, që sot tu japim një instrument sic është ligji special, për atë që do donit ta bënit më parë. Ndërkohë që nuk do të vuajmë më nga vendimet e gjykatësve pa tru, pas sy , pa vesh, po vetëm me xhep, që kanë sjell lirime monstrash.
Jemi të vetëdishëm që do duhet të vuajmë akoma, sepse ata janë akoma, dhe jetojnë në tokën e zezë me moton Kap ca të kapësh, por edhe ata do përgjigjen në mos sot, nesër. Sepse siç erdhi koha që të përgjigjen të paprekshmit, do të vijë dhe për ta?, tha Rama.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended