Report TV-Kryemadhi akuza qeverisë nga Kuçova: Shteti i kapur nga krimi

  • 6 years ago
KUÇOVË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Kuçovës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të qeverisë Rama duke u shprehur se vendi në një situatë të vështirë ekonomike dhe politike për shkak të kapjes së shtetit nga krimi.

Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së
Më tej, ajo ka akuzuar kryeministrin se është vënë në funksion të bandave, duke shkelur ligjin, ndërkohë që politikën po e përdor si kamxhik mbi qytetarët e pambrojtur.

Sot ne kemi një problem shumë të madh me ekonominë shqiptare. Kemi një ekonomi të monopolizuar në tre duar dhe kjo vjen si rezultat i lidhjes apo komunikimit të kryeministrit me një grup të caktuar. Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së

Recommended