Ora News - Përgjimet, Kryemadhi: Ulërimat e opozitës po faktohen nga duart e qeverisë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, tha se përgjimet e publikuara së fundmi për Vangjush Dakon për blerjen e votave në Durrës, faktojnë atë çka ka deklaruar opozita.

Kryemadhi: Unë nuk do merrem fare me zt.Dako. Ajo çfarë unë mendoj se është e rëndësishme për opsionin publik, por edhe për ata ambasadorë që kanë qenë pjesë e aprovimit të disa vendimeve të paligjshme të Edi Ramës, është që ulërima e opozitës për shitblerjen e votës, përdorimi i kriminelëve, në intimidimin e shqiptarëve, doli e vërtetuar tashmë nga duart e qeverisë vetë. Të dalin këto përgjime nga prokuroria që të gjithë jemi koshientë që është kamikaze të opozitës.

Janë të paaftë ndaj janë kamikazë. Në këtë rast ia kanë futur vetes. Tashmë vijmë tek një grup tjetër arrestimesh që nga tjetërsimi i pronave deri tek laboratori i drogës në Has.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pergjimet-kryemadhi-ulerimat-e-opozites-po-faktohen-nga-duart-e-qeverise
Recommended