Basha 'hesht' për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, premtimi i parë nga Elbasani: Ndaj shtetin nga krimi
  • 3 years ago
ELBASAN- Nga Elbasani, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të mos komentojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por theksin e vuri te plani kombëtar i PD-së, të cilën edhe sot i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që ta zbatojë.

Basha tha se ai plan është bërë me qëllim që qeveria ta zbatojë, pasi sipas tij për këtë qëllim është bërë. Ai tha se ky plan mund t ëmos bëjë mrekulli, por do të sjellë një farë lehtësimi.

"S'kam ardhur për Kodin Zgjedhor këtu, kemi një plan se çfarë duhet bërë pas 25 prillit, familjet shqiptare nuk kanë të ardhura që të blejnë bukë, mjekët dhe infermierët janë në rrezik përballë

Planin me 5 pika ta marrë, t'i lërë brockullat, e kemi bërë publike dhe ditë për ditë i themi merre këtë plan dhe zbatoje, se nuk ka të bëjë me konkurrencë politike. Si mund të thuash prit të vijë 25 prilli, të votojnë për mua dhe të shohim se çdo të bëhet, sot po flasim për 6 muaj kur njerëzit janë në pikë të hallit, e kemi bërë planin që ta zbatojë qeveria, mund të mos japin mrekulli, por një farë lehtësimi do e japin", tha Basha.

Ai është ndalur të flasë edhe për krimin, sipas së cilit ai është forcuar për shkak të lidhjeve që ka me qeverinë. Ai bëri premtimin se me ardhjen e tyre në pushtet do të ndaj shtetin nga krimi.
Recommended