Miratohen ndryshimet ne Kodin Zgjedhor
  • 3 years ago
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 15 deputetë votuan kundër Kodit të ri ndërsa 5 të tjerë abstenuan. Ky vendim u komentua edhe nga Balla gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit.

?Kuvendi sot ka marrë një prej vendimeve më historike. E ka marrë këtë vendim me një shumicë të cilësuar sipas atyre parimeve kushtetuese edhe pse Kodi kalon me 84 këtu mbështetjen e dhanë më shumë se 2/3 e Kuvendit?, tha Balla.

Gjithashtu deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur Ilirjan Celibashin me 106 vota pro si Kryekomisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Lealba Pelingu u zgjodh nënkomisionere me 105 vota.

Kjo do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme listat do të bëhen nga partia. Një kandidat mund ta prishë këtë renditje nëse merr më shumë vota parapëlqyese se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar.

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor parashikohet që koalicionet të jenë me listë unike dhe jo të përbërë. Gjithashtu pragu është caktuar në 1%. Kryetari i partisë do të ketë të drejtën që të kandidojë në 4 zona të ndryshme me Kodin e ri./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended