Ora News - Ndryshimet në kodin zgjedhor, Ora News zbardh propozimet e PS-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma zgjedhore nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor në Shqipëri por do të ndërhyjë në çështjet kryesore të fushatës elektorale dhe zhillimit të zgjedhjeve.

Ora News lexoi draftin e amendimeve të kodit zgjedhor të bërë nga ekspertët e Partisë Socialiste dhe ata të pavarur, të kontraktuar nga Kuvendi të cilët kanë ecur përpara pa opozitën e cila ka bojkotuar komisionin.

Në dokumentin i cili ende nuk është bërë publik, vihet re një revolucion në numrin e trupës së administrimit zgjedhor dhe në mënyrën se si do të përzgjidhen njerëzit që do të përbëjnë KZAZ, KQV dhe grupet e numërimit.

Nga 8 anëtarë që Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ka aktualisht, kodi i ri propozon të jenë vetëm 4.

Nga 7 anëtarë që ka aktualisht Komisioni i Qendrave të Votimit, kodi i ri parashikon 3 anëtarë.

Pra nga 38254 persona që administronin zgjedhjet në qershorin e vitit 2017, do të jenë 16 446 persona.

Risia tjetër është se kjo trupë nuk do të zgjidhet më nga partitë politike por nga individë që do të trajnohen nga KQZ dhe do të marrin titullin administrator zgjedhor, duke e depolitizuar kështu administratën zgjedhore.

Kryetari do të jetë anëtari më i vjetër në moshë dhe sekretari, personi i dytë më i vjetër në moshe.

Ndryshim kanë pësuar edhe grupet e numërimit të cilat nga 4 anëtarë do të reduktohet në 2 anëtarë.

Për sa i përket shitblerjes së votës, kodi i ri parashikon vetëm një deklaratë të firmosur nga kryetari i Partisë që merr pjesë në zgjedhje ku zotohet solemnisht të nuk do të përfshihet në një veprim të tillë.

Sa për financimin e partive politike, kodi ndalon financimin me para në dorë për një subjekt më shumë se 30 mijë lek të reja nga 100 mijë që ishte më parë.

Njëkohësisht një tjetër masë e re është se partitë nuk do të lejohen të marrin fonde nga persona juridikë apo kompanitë të cilat kanë përfituar koncesione apo PPP në 3 vitet përpara zgjedhjeve.

Po ashtu personat juridikë dhe kompanitë që financojnë një subjekt politik do të ndalohen të marrin koncesione dhe PPP me më shumë se 10 milionë lek për 3 vite pas zgjedhjeve.

Megjithatë për të ndaluar abuzimet, kodi ndalon që një subjekt zgjedhor të shpenzojë gjatë fushatës më shumë para se sa 2 fishi i shumës më të madhe që KQZ akordon për një parti politike.

Për të denoncuar shkeljet me financimet e partive, KQZ do të krijojë edhe një portal online gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Në lidhje me monitorimin e fushatës zgjedhore, televizioneve do të vijojë t?i serviren materiale të gatshme nga partitë politike për në edicionet informative por do të ndalohen reklamat politike me pagesë deri në 3 muaj përpara fillimit të fushatës zgjedhore.

Ndërkohë që nga përvoja e fushatës së vitit 2017, do të ndalohen edhe materialet propagandistike si postera flamuj etj, jashtë ambienteve të përcaktuara nga Bashkia dhe do të lejohen vetëm në distancë deri në 5 metër larg zyrave elektorale.

Barazia gjinore është theksuar ndjeshëm në kodin e ri duke de...

Recommended