Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Ruçi: Reflektojnë kërkesat e qytetarëve! PS-ja s'u soll si triumfatore
  • 3 years ago
Seanca e sotme plenare ka nisur me një fjalim nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka bërë një përmbledhje të gjitha zhvillimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, këto ndryshime relfketojnë të gjotha pritshmëritë e qytetatërëve, teksa shtoi se nuk priste që të kishte konsenus të përgjithshëm.

"Kjo seancë është stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë, që nisi me ngritjen e Komisonit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në  fillim të kësaj legjislature.

Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri. Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre. Standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që po miratojmë sot, janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udhë hartat kryesore nga të cilat udhëhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik e ligjor të  rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Recommended