Tempor - Berisha: Opozita dhe shqiptarët të ngrihen në protesta Rama po bën spastrim etnik
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #tempora

Edhe pse gjatë gjithë vitit 2019 opozita ka protestuar, eksponentë të lartë të saj sugjerojnë sërish të tilla organizime.

Një prej tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është i mendimit se opozita dhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta të pandalshme.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tempora" në RTV Ora me gazetaren Marjana Legisi, Berisha tha se opozita duhet të udhëheqë popullin.

Vetëm protestat e vazhdueshme, tha Berisha, si në Armeni, Bolivi apo Bukuresht janë kyçi i fitores.

Sipas Berishës, Rama është armik i egër, pasi po bën spastrimin etnik të Shqipërisë.

Çfarë duhet të bëjë opozita?

Sali Berisha: Opozita dhe shqiptarët duhet të shpëtojnë këtë vend. Opozita duhet të bëjë atë që bëri në Bolivi, në Armeni, në Bukuresht, në të gjitha këto vende ku e çliroi vendin dhe që asnjëri prej tyre nuk krahasohej me Edi Ramën. Një gjë ka, Edi Rama ia mbath i pari kur populli të ngrihet. Po ngrihet për shtetin ligjor, po ngrihet kundër krimit. Sot në burgje janë 5200 shqiptarë dhe jam i sigurt që kanë kryer vepra penale, po cili është morali?! Asnjëri prej tyre nuk është serial killer.

Zoti Berisha duhet ta udhëheqë opozita popullin apo e kundërta?

Sali Berisha: Opozita duhet të udhëheqë padiskutim, por edhe populli duhet të ketë një vetëdije të plotë sepse nëse nuk ngrihet në një protestë të qëndrueshme deri në fitore për të fituar nuk fitojnë.

Gjatë 2019 kishim disa protesta...

Sali Berisha: Ishin periodike ato, nuk ishin të qëndrueshme.

Ju sugjeroni që të ketë protesta të pandalshme, paqësore?

Sali Berisha: Absolutisht, vetëm protestat e pandalshme. Shiko çfarë ndodhi në Armeni, Bolivi, Rumani e me radhë. Protestat e vazhdueshme janë kyçi i fitores...

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/berisha-opozita-dhe-shqiptaret-te-ngrihen-ne-protesta-te-pandalshme-rama-po-ben-spastrim-etnik

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended