RTV Ora - "Rama na ka shpallur luftë", Opozita vendos: Protesta e radhës në 21 qershor

  • 5 years ago
#rtvora

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD, ish-grupit parlamentar dhe kolegjin e kryetarëve.

Në mbledhje mësohet se kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se Rama na ka shpallur luftë.

"Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t?i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit".

Po ashtu Basha ka thënë se Rama po bën grusht shteti, ndaj duhet ndaluar menjëherë.

"Jemi ne pune te pandërprere. Takime me qytetaret për t?u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve".

Në lidhje me protestën foli në studion e lajmeve të RTV Ora edhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata. Edhe pse nuk dha shume detaje, ai u shpreh se organizatorët e protestave mezi po i mbajnë qytetarët për të mos dalë në protesta çdo ditë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-vendos-protesta-e-radhes-ne-21-qershor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended