Gjyqi, mungon Tahiri/ Seanca e radhës për ish ministrin e brendshëm, më 11 qershor
  • 4 years ago
Gjykatat u hapën siç njoftoi në facebook kryeministri, por ish ministri i brendshëm nuk ka dijeni.

Saimir Tahiri nuk ishte njoftuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për datën e gjyqit e për këtë arsye procesi dështoi për herë të katërt.

?Nuk kishte marrë dijeni Saimir Tahiri , nuk ishte vënë në dijeni për datën e gjyqit?, shprehet Petrit Ismaili.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor , ku dhe gjykata pritet të korrigjohet e ti nisë ftesë për tu paraqitur. Por teksa kuptohet që ish ministri i brendshëm ju tërhoqi vëmendjen gjyqtareve për të bërë kujdes me procedurën, avokati i tij zbuloi lëvizjen e radhës

Do kërkojmë përjashtimin e njërës prej gjyqtareve?, shprehet Maks Haxhia.

Gati tetë muaj më parë Tahiri u dënua për shpërdorim detyre së bashku me ish drejtorin e Vlorës, Jaeld Cela që u vetdorëzua dhe që po e ndjek nga paraburgimi përballjen penale me drejtësinë. Dy zyrtarë të tjerë vijojnë të jenë në arrati , dhe kësisoj çështja e tyre është veçuar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirTahiri#MaksHaxhia#TopChannel
Recommended