Report TV - Shtyhet seanca, Tahiri Shqipëria po ecën përpara, vetëm gjyqi im ka mbetur
  • 5 years ago
TIRANE-Shtyhet sërish gjyqi kundër ish-ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri nuk bëri asnjë deklaratë gjatë seancës plenare, që u shty për shkak se nuk ishte njoftuar njëri nga të pandehurit në mungesë, Gjergjo Kohila, ndërsa edhe prokura e tij për avokatin ishte me probleme, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta.

Pas daljes nga gjykata e Krimeve të Rënda, Tahiri u shpreh se Shqipëria ka ecur para, vetëm gjyqi im ka mbetur. 'Keq më vjen që u shty prapë do të vijoj që të kërkoj një gjyq sa të shpejtë, se nuk ka më njeri terezi. Shqipëria ka ecur para, vetëm gjyqi im ka mbetur' tha ai. Seanca e radhës është caktuar në 17 Korrik.

Tahiri akuzohet për ?korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?grup të strukturuar kriminal? në kuadër të dosjes 'Habilaj'. Në 19 Qershor ai tha se është i lodhur nga zvarritja e këtij procesi gjyqësor dhe kërkoi gjykim të shkurtuar.

Sipas tij, ky proces po zvarritet më kot dhe ka dyshime se pas fshihet politika. Gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.
Recommended