Spartak Braho, kundër Ilir Metës: Edi Rama po bën grusht shteti? Grushtet i bën opozita
  • 4 years ago
Ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Ilir Metës, Spartak Braho ka deklaruar se nuk është pozita ajo që po bën grusht shteti, duke dalë kështu kundër deklaratave të presidentit të Republikës, se qeveria po përpiqet të bëjë diçka të tillë.


Në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PS-së, Braho u shpreh:

?Krimi i organizuar është bërë i rrezikshëm dhe një shtet serioz duhet të kundërpërgjigjet. Unë çuditem me akuzat e opozitës apo kreut të shtetit: ?Edi Rama po bën grusht shteti.? Pse duhet ta bëjë mazhoranca për të marrë pushtetin?! E ka! Grushtet e shtetit i bën opozita. Une jam deputet i vjeter dhe kam qenë në dy raste kur Sali Berisha ka bërë grusht shteti. Nuk e bën grushtin e shtetit ai që ka pushtetin. Bëni kujdes me modalitetet e zbatimit të ligjit, pa e vënë ne pozita diskretituese policinë.?

Aktualisht, në Komisionin e Sigurisë po diskutohet për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpartakBraho#IlirMeta#TopChannel
Recommended