Zekthi: Ndryshimet kushtetuese “grusht shteti”, Rama do shokohet nga humbja e thellë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Ditën e sotme Parlamenti miratoi me 99 vota pro e 6 kundër marrëveshjen e dakordësuar më 5 qershor përsa i përket reformës zgjedhore.

Ndërkohë kryeministri Rama duket se nuk do të heqë dorë as nga ndryshimet kushtetuese të cilat do të votohen më 30 korrik. Në fjalën e tij në Kuvend la të kuptojë se ?listat e hapura? i pranoi për të pasur 84 votat për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Por për analistin Fitim Zekthi këto ndryshime konsiderohen një ?grusht shteti? nga ana e kryeministrit. Pavarësisht se këtë pasdite do të rimblidhet sërish, Zekthi në një intervistë për RTV Ora shprehet se ajo është thjesht një mbledhje fiktive dhe se Rama do të bëjë atë që do ai.

Zekthi: Rama do shkojë për ndryshime kushtetuese në fund të këtij muaji me një shumicë parlamentare që është krejtësisht legjitime. Ato që do të bëhen nesër në Këshillin Politik do të jenë të pavlefshme, Rama do shkojë në mënyrë të njëanshme për ndryshime kushtetuese. Nëse do të ketë një presion të madh ndërkombëtar, që unë e shoh shumë të vështirë Rama do vijojë me ndryshimet kushtetuese dhe kjo është një grusht i pastër shteti. Nëse diskutimi nuk do të arrijë asgjë, Rama do shkojë drejt ndryshimeve të njëanshme. Ai nuk po thotë që do shkojmë në bisedime dhe nëse nuk biem dakord unë nuk do i bëj. Rama thotë që hajde bisedojmë dhe në fund do bëjë atë që do zoti Rama. Është thjesht një mbledhje fiktive. Ndryshimet kushtetuese janë grusht shteti i pastër. Kushtetuta është ligji bazë me anë të cilës ne kemi rënë dakord të jetojmë në një shtet. Ndryshimi me këtë shumicë është antikushtetuese. Kjo nuk është një shumicë legjitime, ai duhet të shkojë në zgjedhje, të krijojë një shumicë legjitime e më pas të votohen ndryshimet kushtetuese. Rama është një llogaritar i tmerrshëm. Ai bën shumë kalkulime dhe në momentin që ai do të shohë një presion ndërkombëtar për këto ndryshime, Rama do të vendosë në peshore se sa mund të dëmtohet vetë ai nga ky qëndrim. Vetëm atëherë mund të tërhiqet.

I pyetur nëse ka mënyra për të ndaluar kryeministrin për këto ndryshime, Zekthi shprehet se vetëm presioni ndërkombëtar apo rezistencë nga populli.

Ai u shpreh i bindur tek humbja e kryeministrit Rama në zgjedhjet e ardhshme teksa tha se dhe vetë kryeministri do të shokohet nga rezultati i thellë.

Zekthi: Grushti i shtetit mund të ndalohet vetëm nëse ekzistojnë mekanizmat për të frenuar Ramën që janë ose rezistenca e popullit ose presioni i fuqishëm i ndërkombëtarëve. Unë nuk e di nëse do ndiqet ndonjë nga mënyrat. Por PD do të duhet të zgjedhë një nga këto rrugë. PD duhet të dalë dhe të thotë që kjo që thotë Rama nuk ka të bëjë fare me PD, me shqiptarët dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo ka të bëjë me një prerje në besë dhe në një mungesë të plotë korrektësie dhe ndershmërie të Ramës në raport me amerikanët. Ai po e thyen besimin e tyre dhe po e fut vendin në një rrugë pa krye.

Fakti që ai po e bën këtë gjë, kjo nuk ka të bëjë me popullin apo me PD. Bota ka njohur grushte shteti ...

Recommended