Ora News - Hallet pas tërmetit, banorët e Durrësit ndjehen të harruar nga institucionet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Durrësit thonë se janë braktisur nga institucionet. Dy muaj pas tërmetit, shumë familje janë ende në çadra ndërsa shumë të tjera u është refuzuar bonusi i qirasë.

Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje në zonat e prekura, thonë se ende po jetojnë ditët e hallit.

Shpresa Guçe, banorë e lagjes 13 në Durrës, është një prej atyre që ndjehen të harruar e të lënë në mëshirë të fatit.

Shpresa Guçe: Unë jetoj me ndihmë ekonomike me 18 mijë lekë në muaj, jam e sëmurë, në shtator filloi tërmeti. Mu rrënua shtëpia.

26 nëntori, familjes së saj i shtoi plagën e varfërisë që ajo e vuante prej kohësh me dy vajzat dhe mbesat jetime.

Shtëpia 87 vjeçare ku banonin është gati të rrëzohet nga dëmtimet.

Si ndihmë morën një çadër verore, aty ku po kalojnë edhe ditët e dimrit.

Prej asaj kohe vetëm harresë dhe verbëri institucionesh përballe njerëzve të varfër dhe të rrezikuar.

Shpresa Guçe: Më të mirë e ka kasollen qenë, sesa unë, sepse ato janë çadra verore.

Ndaj bën thirrje për ndihmë! Thotë se nuk kërkon për vete por në emër të fëmijëve pa fëmijëri.

Shpresa Guçe: I lutem shteti, i lutem qeverisë që të më japë një dhomë dhe një guzhinë të jetoj me këta fëmijë si gjithë bota.

Por ndërsa familja e Shpresa Guçes thotë se po përballet me harresën e institucioneve, ajo e Hanife Koçit ka mbetur peng e burokracive dhe paqartësisë.

Pas tërmetit banesa e saj u shpall e rrezikshme dhe ajo u transferua n ë shtëpi me qira, por dy muaj më pas, një pjesë e shtëpisë vlerësohet e banueshme dhe invalides së moshuar i kanë refuzuar bonusin e qirasë.

Hanife Koçi: Unë jam marr 150 mijë lekë pension, me këto të ha apo të paguaj qiranë. Kërkoj të më japin një zgjidhje, unë jam invalide.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.

Mijëra familje mbetën të pastreha dhe vijojnë ti vuajnë pasojat e tërmetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hallet-pas-termetit-banoret-e-durresit-ndjehen-te-harruar-nga-institucionet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended