Fshati Cerkovicë i harruar nga shteti, banorët: Politikanët kujtohen vetëm në kohë zgjedhjesh!
  • 5 years ago
Banorët e fshati Cerkovicë në bashkinë e Finiqit prej kohesh ndihen të harruar, ata thonë se në fshatin e tyre politikanët dhe kandidatët për kryetar bashkie shkojnë vetëm në kohë zgjedhjesh. Ndërkohë që pasi mbarojnë ato, askush nuk kujtohet për fshatin e tyre.

Banorët thonë se në fshat nuk ka qendër shëndetësore dhe në rastet kur kanë urgjenca ata detyrohen të shkojnë në Sarandë. Qendra ekzistuese shëndetësore është tërësisht e amortizuar, por premtimet për rikonstruksionin e saj kanë qenë të shumta.

Nga ana tjetër banorët e Cerkovicës thonë se prej kohësh në fshatin e tyre nuk ka as ujë të pijshëm dhe as rrugë.

Do hapet ambulanca, do bëhet rruga, do kemi ujë e asgjë tjetër nuk u bë. Asnjë premtim. Kemi gjithë verën pa ujë. Nga mëhalla ime e këtej nuk ka ujë fare. Nuk vjen dot as ambulanca e as doktori.

Banorët
Recommended