Selixa, fshati pa rrugë në Mat, banorët: Shteti kujtohet vetëm në kohë zgjedhjesh

  • 6 years ago
Banorët e fshatit Selixë në Mat apelojnë për ndihmë pasi rruga që të çon në fshatin e tyre është tërësisht e rrënuar. Ata thonë se shteti i ka harruar, sipas tyre deputet e kryetar bashkie kujtohen vetëm në kohë zgjedhjesh e sapo ato mbarojnë gjithçka mbetet si më parë.

Fshati Selixë në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit vijon të jetë një ndër fshatrat më problematik për shkak të distancës që ka nga qendra e njësisë apo qyteti i Burrelit. Sikur të mos mjaftonte largësia, banorët e mbetur aty duhet të përballen me një sërë problemesh ku më kryesori është infrastruktura rrugore. Banorët thonë se gjatë ditëve me shi dhe dëborë ata mbeten të izoluar. Për ta shteti kujtohet vetëm në kohë zgjedhjesh

Po ashtu, problem mbetet edhe një urë e këtij fshati e cila po rrezikon shembjen. Këmbët e urës po dëmtohen çdo ditë e më shumë, e në rast të shembjes totale, banorët thonë se nuk do të kenë më mundësi të lëvizin drejt burrelit e anasjelltas me makinat e tyre. Banorët e Selixës kanë vetëm këtë rrugë për të zbritur në qytetin e Burrelit, rruga e cila sidomos në dimër bëhet e pakalueshme.

Recommended