'Ika te kryetarja e bashkisë, s'kam çfarë të bëj thotë'! PD: 9 muaj pas tërmetit, banorët e Durrësit

  • 4 years ago
TIRANE-Kryetari i degës së PD-së në Durës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar gjendjen e një familje në Porto Romano, që iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, por ia vlerësuan me kategorinë 'DS3' duke i dhënë vetëm 5 mln lekë.

Pronarja e banesës Vera Përgega thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti. Vera Përgega tregon se megjithëse ka trokitur në çdo derë shteti, askush nuk do t'ja dijë për hallin e saj dhe të shumë banorëve të tjerë që i ka zënë i njëjti hall.

Recommended