Rrëshqitja e dheut në Gjirokastër, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami: Presim të vlerësohet gjendja

  • 6 years ago
GJIROKASTËR-Pas situatës problematike në lagjen ?18 Shtatori?në Gjirokastër ku rrezikon shembjen një pallat 12 katësh për shkak të shembjes së tokës, ka reaguar kryetarja e bashkisë, Zamira Rami.

Rami ka shpjeguar për Report Tv se situatën po e monitoron në terren dhe gjendet pranë familjeve të rrezikuara nga pallati. Ajo tregoi se ka kërkuar ekspertë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut nga shkarja e ?Shtufores? tokës ku është ndërtuar pallati.

?Po monitorojmë situatën, kemi kërkuar të vijnë specialistë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut që vjen nga shkarja e "Shtufores" dheut. Ne si bashki e kemi ngritur problemin dhe presim të zgjidhet sa më shpejtë pasi për ne është e rëndësishme jeta e njerëzve," u shpreh Rami për Report Tv.

Recommended