Ora News - Krimet nuk ndalen, tri grabitje në 24 orë në Korçë, Bilisht dhe Krujë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tre grabitje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Korçë, Devoll e Krujë. Në Bilisht u grabit një karburant ndërsa në Krujë një lokal. Ndërsa në Korçë u kap një grup që grabiste klandestinët.

Ngjarjet kriminale po godasin në të gjithë vendin këtë janar. Dy grabitje të dhunshme u shënuan në harkun e pak orëve në juglindje.

Ky karburant në Bilisht u grabit në orët e para të mëngjesit.

Tre të rinj, të maskuar me kapuç, iu afruan vendit ku qëndronte roja. Me presione dhe kërcënime i morën atij lekët e xhiros ditore.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 30 mijë lek.

Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa roja ka lajmëruar policinë.

Grupi hetimor në funksion të hetimit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të cilat po këqyren për të identifikuar autorët.

Ndërkohë dy klandestinë sirianë i kishin shpëtuar policisë në kufi dhe kishin mbërritur deri në qytetin e Korçës ranë pre e grabitjes nga katër të rinj.

Ata u morën paratë dhe celularët që klandestinët kishin me vete.

Por veprimet e shpejta të policisë arritën ti zbulojnë dhe ti vënë në pranga.

Ata janë Mikel Renxa. Klajdi Islamaj, Kristi Deti dhe Andrea Grabocka.

Sipas policisë së Korçës ata janë autorë edhe të paktën dy sulmeve ndaj klandestinëve.

Ndërsa Policia e Krujës ka zbardhur grabitjen e një lokali duke arrestuar një prej autorëve, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

24 vjecari Artur Koni u rrethua nga Policia në shtëpinë e tij, ndërsa iu kapën edhe 2 pistoleta

Koni në bashkëpunim me një tjetër person Mëngjesin e 19 janarit, nën kërcënimin e armëve i grabitën një xhiro prej 20 mijë lekësh, kamarierit të një lokali.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/krimet-nuk-ndalen-tri-grabitje-ne-24-ore-ne-korce-bilisht-dhe-kruje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended