Francë/ Trysnia e protestuesve lëkund qëndrimin e qeverisë, tërhiqet nga reforma e pensioneve
  • 4 years ago
Trysnia e protestuesve në Francë e ka lëkundur qëndrimin e qeverisë.


Përmes një letre, kryeministri Edouard Philippe u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga pjesa e reformës së pensioneve, e cila e rrit daljen e moshës në pension nga 62 në 64 vjeç. Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi këtë si një ?kompromis konstruktiv?. Laurent Berger, sekretari i përgjithshëm i njërës prej sindikatave më të mëdha në vend, CFDT, e përshëndeti lëshimin e bërë nga ekzekutivi, duke e përshkruar si një ? fitore? për sindikalistët.

?Arritëm tërheqjen e moshës së pensionit, ky është një ngadhënjim për ne. Tani do të vazhdojmë aksionin tonë për një sistem më të drejtë e të unifikuar pensioni?, shkroi ai në Twitter.

Sindikata CGT ndërkohë tha se oferta e kryeministrit shërbente vetëm për t`i hedhur hi syve protestuesve dhe sqaroi përmes një deklarate se është më e vendosur se kurrë që ta ndalojë ?një herë e mirë këtë reformë?. Protestat kundër planeve të Emmanuel Macron për reformimin e sistemit vendas të pensioneve kanë hyrë tashmë në ditën e 38-të, dhe e kanë gjunjëzuar keqas transportin në pjesë të ndryshme të Francës, sidomos atë hekurudhor. Të shtunën, tubuesit zbritën sërish në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera, e marshimi i tyre në disa raste mori kthesë të dhunshme pasi grupe protestuesish thyen vitrina e dogjën kosha mbeturinash dhe billborde, ndërsa policia iu kthye me gaz lotsjellës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#EdouardPhilippe#TopChannel
Recommended