Zani Caushi terhiqet nga kerkesa per te dale nga burgu |Lajme-News
  • 4 years ago
Si rrallë herë Korça ishte e rrethuar këtë të enjte me forca të shumta policie.
Shkak ishte i forti i 97-ës në Vlorë, Zani Çaushi. Ai udhëtoi nga burgu i Drenovës për në Gjykatën e Korçës ku do të merrej vendimi lidhur me kërkesën që ai kishte bërë për t?u liruar me kusht.
Por në seancën gjyqësore Myrteza Çaushi është tërhequr përkohësisht nga kërkesa për të dalë nga burgu.
Para gjykatës, Zani i Çoles ka ndërprerë seancën duke thënë se tërhiqet nga kërkesa, pasi sipas tij duhet të ribëhet edhe njëherë llogaritja e viteve të burgut. Avokati i tij ka dhënë arsyet.

Por televizioni Klan mëson se shkak i tërheqjes së Zani Çaushit, mendohet se është një masë disiplinore e marrë nga burgu i Drenovës kohët e fundit. Myrteza Çaushi është konfliktuar me një person brenda burgut dhe ndaj tij ka një masë disiplinore, e cila është çuar në Gjykatën e Korçës për t?u rrëzuar.
Ligji parashikon që një i dënuar mund të lirohet me kusht nëse ndaj tij nuk ka masë disiplinore dhe pikërisht një sherr brenda burgut ka bërë që Zani Çaushi të tërhiqet.SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended