Ora News - Brenda 30 ditësh do përcaktohet toka ku do ndërtohet qyteza aktive

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Brenda 30 ditësh bashkitë ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore pas tërmetit të 26 nëntorit do të përgatisin masterplanin ku do të ndërtohen qytezat urbane apo banesat individuale të familjeve të dëmtuara.

?Kemi kërkuar që të jenë toka shtetërore. Brenda një kohe shumë të shkurtër të bëjnë planet e detyruara vendore, materplane. Pa këto nuk mund të kalojmë fazën e rindërtimit? u shpreh ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj në një prononcim për median.

Këshilli i Ministrave mori sot 4 vendime lidhur me përballimin e kësaj situate ndërsa nesër do të organizohet një takim me kryetarët e bashkive që kanë për detyrë të hartojnë listën zyrtare të familjeve të dëmtuara nga tërmeti

?Nesër është një takim me kryetarët e bashkive të cilët në bazë të ligjit do të hartojnë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme. Edhe ato që janë shpallur si banesa që kanë nevojë për rikonstruksion? u shpreh ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/brenda-30-ditesh-do-percaktohet-toka-ku-do-ndertohet-qyteza-aktive

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended