Ora News - Kukësi, prej ditësh në "pushtetin" e mjegullës së dendur
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mëngjeset në rajonin e Kukësit po shoqërohen prej ditësh me mjegull të dendur.Shëndeti i banorëve, sidomos i moshave të treta është problemi i parë që krijohet nga mjegulla.

Kjo gjë vështirëson frymëmarrjen.

Përveç shëndetit, mjegulla ka shkaktuar shqetësime edhe në qarkullimin rrugor, veçanërisht në Rrugën e Kombit.

Automjetet janë të detyruara të përgjysmojnë shpejtësinë e lëvizjes për të shmangur aksidentet e mundshme.

Nga ana tjetër pas largimit të mjegullës, zona e Kukësit gjatë ditës është në pushtetin e temperaturave të ngrohta dhe mungesës së reshjeve, situatë e pazakontë kjo për muajin nëntor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kukesi-prej-ditesh-ne-pushtetin-e-mjegulles-se-dendur
Recommended